Prishtinë, 4 korrik 2026 15:42
As pas daljes së dëshmive nëpër media se Milan Radoiçiq është i mbrojtur nga strukturat e lidhura me pushtetin në Serbi nuk ka pasur reagime konkrete nga ana e Bashkimit Evropian.
Nga Komisioni Evropian nuk janë përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë në pyetjet rreth njoftimeve më të reja për Radoiçiqin, përgjegjësin kryesor për sulmin në Banjskë në vjeshtën e vitit 2023, i cili edhe nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së u quajt sulm terrorist.
Nuk iu referuan as pyetjeve lidhur me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ai nuk e konsideron Radoiçiqin kriminel.
Krejt çka thanë nga BE-ja, përmes një përgjigjeje me shkrim nga zëdhënësi, është përsëritja e keqardhjes pse Serbia nuk ka bërë atë që duhet për t’i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë.
“Siç është thënë qartë pas verdiktit në muajin prill në Kosovë për rastin Banjska, BE shpreh keqardhje pse Serbia akoma nuk ka ndërmarrë hapat e domosdoshëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet në veri të Kosovës në vitin 2023”, është thënë nga zëdhënësi i BE-së.
Radio Evropa e Lirë dhe N1 në Serbi kanë publikuar artikuj me fotografi ku shihen pjesëtarë të xhandarmërisë së Serbisë në shoqëri të Zvonko Veselinoviqit dhe që dyshohet se mbrojnë edhe Milan Radoiçiqin.

Mujanoviq: Alarm për të gjithë Evropën, Putin po përsërit narrativin e Millosheviq për “Serbinë e Madhe”
Kurti takoi Trumpin: SHBA-ja mik special i Kosovës
Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane
Von der Leyen sot në Kosovë, pritet të takohet me Haxhiun e Kurtin
Ambasadori austriak: Integrimi në BE është garancia më e mirë e sigurisë
Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro
Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne