Prishtinë, 3 korrik 2026 15:04
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e forcimit të sigurisë ushqimore, duke e cilësuar atë si një element kyç për mbrojtjen e shëndetit publik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Kurti bëri thirrje për rritjen e analizave laboratorike të produkteve ushqimore.
“Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve. Që të bëjmë sa më parë, mundësisht aspak, analiza pacientësh në spitale, është e nevojshme që të kemi sa më shumë dhe gjithnjë e më shumë analiza ushqimesh që na servohen”, tha Kurti.
Ai tha se bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës.
“Për Qeverinë e Kosovës, bujqësia nuk është vetëm një sektor tradicional, por është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit dhe rritjes ekonomike, sigurisë ushqimore dhe ekonomisë prodhuese”, deklaroi ai.
Sipas tij, mbështetja për fermerët dhe prodhuesit vendorë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit, eksporteve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Kurti theksoi se bujqësia lidhet ngushtë edhe me sovranitetin ushqimor të vendit.
“Çdo fermë që rrit prodhimin vendor e bën Kosovën më konkurruese dhe më pak të varur nga importet, dhe më të përgatitur për sfidat ekonomike në të ardhmen”, u shpreh ai.

Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
Nis seanca ndaj Fatmir Shehollit, deklarohet i pafajshëm sërish
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola