Prishtinë, 3 korrik 2026 14:25
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se është lëshuar për qarkullim kyçja në Mazgit, pasi kanë përfunduar punimet e asfaltimit të këtij segmenti rrugor.
Sipas ministrisë, ndërhyrja është realizuar si masë e përkohshme me qëllim të përmirësimit të kushteve të qarkullimit dhe rritjes së sigurisë për pjesëmarrësit në trafik.
Autoritetet bëjnë të ditur se kjo zgjidhje do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e analizave teknike, të cilat pritet të përcaktojnë zgjidhjen afatgjatë për problemin e ujërave nëntokësore që po dëmtojnë trupin e rrugës në këtë pjesë.
Ministria ka njoftuar gjithashtu se gjatë ditëve në vijim do të përfundojë edhe vendosja e sinjalizimit horizontal, duke kompletuar kështu punimet e planifikuara për këtë fazë të projektit.
Në fund të njoftimit, ministria ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.

Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
Nis seanca ndaj Fatmir Shehollit, deklarohet i pafajshëm sërish
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola