Prishtinë, 3 korrik 2026 11:16
Ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale të rrallë te një foshnjë vetëm njëjavëshe, e diagnostikuar me teratomë kongjenitale orofaringo-nazofaringeale (Epignathus), një patologji shumë e rrallë që rrezikon seriozisht frymëmarrjen dhe ushqyerjen.
Sipas njoftimit të QKUK-së, kjo patologji paraqitet në rreth një rast për 35 mijë deri në 200 mijë lindje të gjalla dhe shoqërohet me një shkallë shumë të lartë vdekshmërie, deri në 80-100 për qind, nëse nuk sigurohen me kohë rrugët e frymëmarrjes.
Pas diagnostikimit të hershëm dhe sigurimit emergjent të rrugëve të frymëmarrjes nga ekipi i Klinikës së Neonatologjisë, foshnja iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike dhe vlerësimit multidisiplinar.
Menaxhimi i rastit u realizua nga ekipi i Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale, në bashkëpunim me ekipet e Neonatologjisë, Anesteziologjisë, Radiologjisë dhe Institutit të Patologjisë.
Operacioni u krye nga ekipi i Kirurgjisë Maksilofaciale, i udhëhequr nga dr. Alban Olluri, me mbështetjen e ekipit të anesteziologëve të udhëhequr nga dr. Agreta Gashi Gecaj.
Sipas QKUK-së, tumori u largua plotësisht, duke u ruajtur maksimalisht strukturat anatomike përreth dhe pa komplikime gjatë operacionit.
“Ecuria postoperative ka qenë shumë e favorshme. Foshnja merr frymë spontanisht, ushqehet normalisht dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e ekipeve mjekësore”, thuhet në njoftim.
QKUK-ja vlerëson se ky është një ndër rastet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të trajtuara në institucion, duke dëshmuar nivelin e lartë të ekspertizës profesionale, bashkëpunimit multidisiplinar dhe kapaciteteve klinike në trajtimin e patologjive të rralla dhe komplekse te foshnjat

Parku Industrial i Podujevës, investim mbi 3 milionë euro për zhvillimin ekonomik të Llapit
Kurti: Synimi është transformimi i ekonomisë dhe rritja e prodhimit vendor
I arrestuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023 është Igor Markoviq
28 vjet nga vrasja e Cen Dugollit, dëshmori që nuk i zbuloi sekretet e UÇK-së
Gashi: Gjykimet në mungesë janë zgjidhje juridike për krimet e luftës, por efekti është më i vogël
Katër kosovarë të lënduar nga zjarri në një hotel në Vlorë
Aktakuzë ndaj një personi për kërcënimin publik ndaj Albin Kurtit
Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu
Patkoi” – kulmimi i një doktrine politike serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës