Prishtinë, 2 korrik 2026 8:26
Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale e ka caktuar më 16 shtator në orën 10:00, datën e shpalljes së aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Specialja në një njoftim mbrëmë përcolli arsyetimin e Trupi Gjykues për shtyerjen përfundimtare të këtij vendimi, për shpalljen e të cilit fillimisht pati afat deri më 19 maj, e më pas, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, ai u shty deri më 20 korrik.
Specialja tha se Trupi Gjykues e ka zgjatur kohën e nevojshme për përfundimin e kuvendimeve. U tha se kjo u bë në përputhje me rregulloren e gjykatës, për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor.
“Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune
Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kaçanik
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e tij
Protesta “Jo në emrin tim!” hyn në ditën e 15-të
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian
Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro