Prishtinë, 2 korrik 2026 09:02
Ndërmarrja minerare Trepça ka vazhduar të shënojë rezultate pozitive në prodhim dhe eksport gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke ruajtur një ritëm të qëndrueshëm të punës në Minierën me Flotacion në Stan Tërg.
Sipas të dhënave të publikuara nga ndërmarrja, gjatë kësaj periudhe janë prodhuar dhe eksportuar gjithsej 3,913.60 tonë koncentrat, prej të cilave 1,607.30 tonë koncentrat plumbi (Pb) dhe 2,306.30 tonë koncentrat zinku (Zn).
Nga Trepça vlerësojnë se krahasimi i rezultateve të viteve 2024–2026 dëshmon konsolidimin e kapaciteteve prodhuese dhe vazhdimësinë e furnizimit të tregjeve me koncentrate minerare. Sipas ndërmarrjes, këto rezultate janë tregues i stabilitetit operacional dhe i përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve të punës.
Ndërmarrja thekson se ruajtja e një niveli të qëndrueshëm të prodhimit është pjesë e objektivave strategjikë për rritjen e efikasitetit dhe forcimin e pozitës së saj në tregun e eksporteve minerare, duke synuar një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.

Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë për të zhdukurit
Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Preleviq: Hapja e dosjeve të BIA-s mund të zbulojë lidhjet mes politikës dhe krimit
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n