Prishtinë, 1 korrik 2026 08:43
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar rigjykimi ndaj Ekrem Bajroviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë seancës, dëshmitari Naim Elshani ka deklaruar se i akuzuari kishte dijeni për rrahjet dhe torturat që, sipas tij, u kryen ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Saradran në maj të vitit 1999.
Sipas dëshmisë së Elshanit, Bajroviqi ndodhej në vendin ku po keqtrajtoheshin civilët dhe ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.
Dëshmitari përshkroi ngjarjet që kishte përjetuar gjatë luftës, duke rrëfyer për dhunën dhe torturat që, sipas tij, u ushtruan nga forcat serbe ndaj banorëve të zonës.
Rasti lidhet me ngjarjet e 7 dhe 8 majit 1999 në zonën e Istogut, ku Prokuroria e ngarkon Bajroviqin me pjesëmarrje në arrestime, tortura, keqtrajtim, plaçkitje dhe vrasje të civilëve shqiptarë gjatë operacioneve të forcave serbe në Saradran dhe Gurrakoc.
Procesi gjyqësor ndaj Bajroviqit po zhvillohet në rigjykim, ndërsa dëshmitë e të mbijetuarve dhe dëshmitarëve vazhdojnë të jenë pjesë kyçe e shqyrtimit të akuzave për krime lufte.

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Qeveria rialokon 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe shtesën 0.5 për përvojë pune
Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kaçanik
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e tij
Protesta “Jo në emrin tim!” hyn në ditën e 15-të
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian
Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro