Prishtinë, 30 qershor 2026 18:55
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të ndërlidhë dy rastet e kërcënimeve të rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ndërsa hetimet kanë çuar në identifikimin e burimit të dyshuar në Serbi.
Sipas njoftimit, rasti i fundit është raportuar më 30 qershor rreth orës 07:48, kur një person ka telefonuar në gjuhën serbe duke pretenduar rrejshëm për vendosjen e një mjeti shpërthyes në këtë lokacion. Policia ka reaguar menjëherë duke evakuuar qytetarët, siguruar zonën dhe angazhuar njësitë e specializuara, përfshirë atë për mjete shpërthyese dhe njësinë K9.
Pas kontrollit të detajuar, nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes dhe objekti është rihapur për qarkullim normal.
Autoritetet bëjnë të ditur se ky rast është i lidhur drejtpërdrejt me një kërcënim të ngjashëm të datës 22 qershor, ndërsa hetimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë konstatuar se të dy telefonatat janë kryer nga i njëjti numër telefonik në Serbi.
Policia ka siguruar prova të tjera elektronike që ndërlidhin rastet dhe ka theksuar se, përmes kapaciteteve të avancuara hetimore, autorët e këtyre veprimeve nuk mund të mbeten anonimë.
Rasti është iniciuar si “lajmërim apo kallëzim i rremë”, ndërsa Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n
FSK-ja kalon testet ushtarake, anëtarësimi në NATO kërkon edhe mbështetje politike
Siguria në rajon dhe anëtarësimi në NATO, në fokus të takimit Kurti-Rutte
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur
Eksperti Gecaj: FSK-ja duhet të investojë në mbrojtjen kundërajrore dhe teknologjinë ushtarake
Preleviq: Hapja e dosjeve të BIA-s mund të zbulojë lidhjet mes politikës dhe krimit
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë