Prishtinë, 14 nëntor 2026 19:29
Avokati serb Bozho Preleviq ka vlerësuar se hapja e dosjeve të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) mund të shkaktojë tronditje të mëdha politike në Serbi, duke nxjerrë në pah lidhjet e mundshme mes shërbimeve të sigurisë, pushtetit politik dhe strukturave kriminale.
Preleviq ka ngritur pikëpyetje edhe për rolin e BIA-s në rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.
Ai ka vënë në pikëpyetje nëse ish-drejtuesi i BIA-s, Marko Parezanoviq, mund të sqarojë nëse Ivanoviq ishte nën përgjim dhe vëzhgim në kohën kur u vra, si dhe kush kishte urdhëruar vendosjen e tij nën këto masa.
“Imagjinoni çfarë tronditjeje do të shkaktohej nëse do të hapeshin dosjet”, ka deklaruar Preleviq, duke përmendur edhe mundësinë e zbulimit të përfituesve të parave nga Telekomi.
Sipas tij, shërbimet e sigurisë në Serbi për një kohë të gjatë kanë funksionuar pa kontroll të mjaftueshëm institucional dhe janë përdorur për mbrojtjen e interesave të partisë në pushtet, në vend që të përmbushin misionin e tyre në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.
Preleviq ka përmendur gjithashtu rastin e Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit, duke pretenduar se gjatë kohës kur ai shërbente në Ministrinë e Brendshme ishin iniciuar procedura penale ndaj tyre për drogë, por prokurori kishte hequr dorë nga ndjekja.
Ish-gjyqtari dhe ish-bashkëministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar reformim të thellë të shërbimeve të sigurisë në Serbi, me mbikëqyrje efektive parlamentare dhe gjyqësore.
Ai ka paralajmëruar se ndryshimi i drejtuesve apo i emrave të institucioneve nuk përbën reformë të mirëfilltë, nëse brenda tyre vazhdojnë të funksionojnë të njëjtat struktura dhe praktika.
Sipas Preleviqit, pa reformimin e shërbimeve të sigurisë dhe shkëputjen e lidhjeve mes tyre, politikës, drejtësisë dhe mediave, Serbia nuk mund të arrijë ndryshime të qëndrueshme demokratike.

Kosova forcon bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën
Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, në ora 11:00 pritet të vendoset për votimin
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Preleviq: Hapja e dosjeve të BIA-s mund të zbulojë lidhjet mes politikës dhe krimit
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n