Prishtinë, 14 nëntor 2026 12:22
Analisti i sigurisë, Arben Fetoshi, ka theksuar rëndësinë e partneritetit të Kosovës me NATO-n dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, në një kohë kur Evropa po rishikon arkitekturën e saj të sigurisë përballë kërcënimeve nga Rusia dhe sfidave të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Në një analizë për Konferencën e Sigurisë në Berlin, të mbajtur më 3 dhe 4 nëntor, Fetoshi vlerëson se për Kosovën rëndësi të veçantë kanë garancitë e sigurisë përmes KFOR-it, transformimi i plotë i FSK-së në një ushtri partnere dhe qëndrueshmëria demokratike ndaj kërcënimeve hibride.
Ai vlerëson se pjesëmarrja e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në këtë konferencë dhe takimet me përfaqësues të Gjermanisë dhe NATO-s dëshmojnë përkushtimin e Kosovës ndaj partneritetit euro-atlantik.
Gjatë konferencës, Maqedonci mori pjesë në panelin për parandalimin e ndërhyrjes ruse, ndërsa në takimet e zhvilluara u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Fetoshi thekson gjithashtu se angazhimi i vazhdueshëm i NATO-s dhe BE-së mbetet jetik për paqen në rajon, duke nënvizuar nevojën për frenimin e ndikimit destabilizues të Serbisë.
Sipas analistit, Kosova duhet të investojë në kapacitetet mbrojtëse, koordinimin institucional dhe luftimin e dezinformimit, në mënyrë që të konsolidojë pozitën e saj si partnere strategjike në arkitekturën euro-atlantike të sigurisë.

FSK-ja kalon testet ushtarake, anëtarësimi në NATO kërkon edhe mbështetje politike
Siguria në rajon dhe anëtarësimi në NATO, në fokus të takimit Kurti-Rutte
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur
Eksperti Gecaj: FSK-ja duhet të investojë në mbrojtjen kundërajrore dhe teknologjinë ushtarake
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n
Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë për të zhdukurit
Pezullohen fluturimet në ShBA