Prishtinë 30 Qershor 2026 11:17
Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë kontrollit të dy shtëpive të pabanuara në fshatin Potokmali të Leposaviqit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 29.06.2026, rreth orës 15:15, gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë, 20 fishekë, dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie dhe një makineri për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë.
Rreth 15 minuta më vonë, në një tjetër shtëpi të pabanuar në të njëjtin fshat, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole me karikator dhe pesë fishekë, 56 fishekë, një radiolidhje, municion për armë gjuetie, 22 kapsolla për armë gjuetie, dhe pajisje të tjera ushtarake.
Policia ka gjetur edhe një xhaketë ushtarake me mbishkrimin e Serbisë.
Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën dyshimin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut, edhe më 22.06.2026, kishte njoftuar se janë gjetur armë, municion dhe mjete tjera ilegale në tri lokacione në Zubin Potok.

Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta