Prishtinë, 28 qershor 2026 18:43
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka ngritur dyshime për ekzistencën e një varri masiv në zonën ushtarake Pasuljanske Livade në Serbi.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kandiq ka thënë se kjo çështje ishte pjesë e një takimi që ajo kishte zhvilluar në vitin 2008 me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovac.
Sipas saj, ajo e kishte informuar ministrin se kishte biseduar me një person që pretendonte se kishte qenë shofer i një kamioni frigoriferik, me të cilin trupat e viktimave nga Kosova ishin transportuar drejt bazës ushtarake “Pasuljanske Livade”.
“Varri masiv i mundshëm në Pasuljanske Livade ishte temë e takimit tim me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Dragan Shutanovac, në vitin 2008. E njoftova se kisha biseduar me një person që pretendonte se kishte qenë shoferi i kamionit frigoriferik me të cilin trupat ishin transportuar nga Kosova në bazën ushtarake Pasuljanske Livade”, ka shkruar Kandiq.
Kandiq ka shtuar se ky person kishte kërkuar para në këmbim të informacionit shtesë, por më pas nuk ishte paraqitur më.Ajo thekson gjithashtu se menjëherë pas këtij takimi e kishte njoftuar Shutanovacin për këto pretendime, por sipas saj, asnjë përgjigje nuk kishte pasuar.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës