Prishtinë 29 Qershor 2026 8:18
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e qershorit dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga mot fillimisht shumë i nxehtë, ndërsa nga mesi i javës pritet një ndryshim i kushteve atmosferike.
Sipas parashikimit, e hëna do të jetë dita më e nxehtë e javës. Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pjesërishme, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë.
Nga mesi i javës pritet depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit, e cila do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike dhe reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
IHMK bën të ditur se, ndonëse fillimi i javës në Kosovë do të jetë shumë i nxehtë, kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht në pjesën e dytë të javës, me temperatura më të ulëta dhe mot më të favorshëm.
Ndërkohë, pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore dhe Jugperëndimore vazhdojnë të përballen me një valë intensive të të nxehtit. Në disa rajone të Spanjës, Portugalisë, Francës dhe Italisë temperaturat vazhdojnë të tejkalojnë 40 gradë Celsius, si pasojë e depërtimit të masave shumë të nxehta ajrore nga Afrika Veriore dhe ndikimit të një fushe të fuqishme anticiklonike.

Protesta në Shkup, Gjenevë, Oslo, Treviso, Melburn dhe në disa qytete të Gjermanisë kundër aktgjykimit të Speciales
Dosja 23: Mësohen emrat e nëntë serbëve të arrestuar për krime lufte në Zubin Potok
Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte – operacioni lidhet me rastin “Grupi i intelektualëve”
Aksion i madh policor për krime lufte në veri: Rreth 10 të dyshuar në shënjestër për vrasjen e civilëve, bastisje në disa lokacione
Kurti kujton 23 anëtarët e familjes Deliu: “Drejtësia është detyrim”
Gërvalla mohon kontaktet me Specialen: Është betejë ligjore, jo deklaratash
Takohen Kurti e Hamza
Kosova mposhtet nga Austria në Vjenë
Kosova në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë