Prishtinë, 28 qershor 2026 15:38
Pa incidente të theksuara kanë përfunduar festimet e festës së ashtuquajtur Vidovdan në Gazimestan.
Qindra serbë u mblodhën në manifestimin e përvjetshëm por ndryshe nga herat e tjera, nuk pati simbole a flamuj me shkrime nacionaliste serbe të cilat ndonëse të ndaluara, zakonisht futeshin brenda hapësirës ku mbahej organizimi e që më vonë çonte në arrestimin e atyre personave.
Paraprakisht Policia e Kosovës publikoi disa udhëzime dhe kërkesa për pjesëmarrësit, se nuk lejohen mbajtja e flamujve të ndryshëm, banereve apo simboleve që paraqesin dhe nxisin urrejtje.
Njësite të Policisë së Kosovë, u pozicionuan në pika kyçe për t’i kontrolluar të gjithë pjesëmarrësit.
Çdo vit, qindra qytetarë marrin pjesë në këtë ritual, mirëpo, pothuajse gjithmonë Policia e Kosovës intervenonte pasi atyre iu gjinden flamuj apo bluza me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole apo figura që konsiderohen nxitëse në kontekstin e sigurisë.
Vitin e kaluar u arrestuan 17 persona, njëri prej të cilëve ishte edhe i armatosur.
Ndërkohë, qindra qytetarë marrin pjesë në këtë ritual, mirëpo, pothuajse gjithmonë Policia e Kosovës intervenon pasi atyre iu gjinden flamuj apo bluza me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole apo figura që konsiderohen nxitëse në kontekstin e sigurisë.
Gazimestani është një vend afër Prishtinës që për çdo vit bashkon serbët për të përcjellë nga aty mesazhe nacionaliste. Dhjetë vjet pasi Millosheviqi mbajti tubimin në këtë vend, Kosova është çliruar nga sundimi 100-vjeçar i Serbisë dhe prej 17 vjetësh ka shpallur pavarësinë.
Secilin 28 qershor, grupe ekstremistësh nga e gjithë Serbia vizitojnë manastiret ortodokse nëpër Kosovë, por edhe Gazimestanin, gjatë së cilave vizita bëjnë thirrje që Kosova të ripushtohet.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës