Prishtinë, 26 qershor 2026 17:24
Institucionet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës kryetarit të Komunës së Nikshiqit në Mal të Zi, Marko Kovaçeviq.
Sipas burimeve të KosovaPress, vendimi është marrë për shkak të qëndrimeve të tij të vazhdueshme kundër pavarësisë së Kosovës dhe vlerësimeve se prania e tij mund të përdorej për përhapje të mesazheve politike e propagandistike gjatë manifestimeve të Vidovdanit në Gazimestan. Po ashtu, siç merr vesh agjencia, ndalimi i hyrjes lidhet me vlerësimet e sigurisë dhe me synimin për të parandaluar aktivitete që mund të nxisin tensione ose të cenojnë rendin publik gjatë aktiviteteve të planifikuara për Vidovdan.
Ndërkaq, sipas arsyetimit zyrtar të refuzimit të hyrjes së tij në Kosov, gjë që mësohet nga dokumenti të cilin ai vetë e ka shpërndarë në rrjete sociale, deri Kovaçeviq “konsiderohet se paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendhsme, shëndetin publik, apo marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Por, partia të cilës i përket, Demokracia e re serbe (NSD) e ka përdorur ndalimin e tij për të hyrë në Kosovë për të dezinformuar për institucionet në Kosovë.
“Ndalimi i hyrjes së Marko Kovaçeviqit në Kosovë është dëshmi e politikës antiserbe të Prishtinës”, kanë pretenduar ata, ndërkohë që mediat në Mal të ZI kanë raportuar për refuzimin e Kovaçeviqit për të hyrë në Kosovë.
Ky reagim i tyre erdhi ani pse, Kovaçeviq ka kundërshtuar njohjen e shtetit të Kosovës dhe në deklaratat e tij publike i referohet vendit si “Kosovë dhe M…”. Ai ka mbështetur vazhdimisht qëndrimin zyrtar të Beogradit për Kosovën dhe është shprehur se Kosova është pjesë e Serbisë.

Sveçla: Përgjegjësia për sigurinë në Urën e Mitrovicës do t’i kalojë gradualisht Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë e Manastirit të Deçanit
FBI në Kosovë, hapa të rinj në bashkëpunimin për sigurinë
Edhe në rajonin e Ferizajt evidentohen SMS mashtruese, Policia: Mos klikoni në linke të dyshimta
Shala: Çdo kamerë e paligjshme në veri duhet trajtuar si kërcënim potencial për sigurinë
Pas rrënimit të vilave në Ujman, organizata terroriste “Brigada e Veriut” fillon kërcënimet digjitale
Kërcënimet e Serbisë e narrativat e rrejshme, betejat e diplomatëve të Kosovës
Haxhiu përkujton dëshmorët e 10 gushtit 1998
U.d. presidentja Haxhiu pret bashkatdhetarët në Kuvend: Mërgata nuk është larg Kosovës, mërgata është pjesë e pandashme e saj