Prishtinë 26.06.2026 11:07
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se Kompania e Materieve të Rrezikshme e Gardës Kombëtare ka përfunduar me sukses trajnimin për dekontaminimin e viktimave në masë, duke forcuar kapacitetet për reagim në situata emergjente që përfshijnë materie të rrezikshme.
Sipas njoftimit të FSK-së, trajnimi kishte për qëllim aftësimin e pjesëtarëve të kësaj njësie për ngritjen, sistemimin, funksionalizimin dhe operimin me sistemin e dekontaminimit të viktimave në masë gjatë incidenteve emergjente.
FSK bëri të ditur se, falë këtij sistemi të sofistikuar, Kompania e Materieve të Rrezikshme është e gatshme të ofrojë ndihmë për qytetarët në raste incidentesh masive me numër të madh viktimash.
Në fund, Forca e Sigurisë së Kosovës ritheksoi përkushtimin e saj për të mbështetur dhe ndihmuar qytetarët e vendit në çdo situatë emergjente.

Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse