Prishtinë, 26 qershor 2026 07:58
Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, major Vilson Musaj, ka përfunduar me sukses kursin ndërkombëtar “International Military Cooperation Course (IMCC)”, i cili u mbajt në Mbretërinë e Holandës.
Kursi mblodhi pjesëmarrës nga 20 shtete të botës dhe shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave profesionale, avancimin e njohurive dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë zhvillimit të kursit, major Vilson Musaj u zgjodh udhëheqës i klasës, duke përfaqësuar të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetet e programit. Në ceremoninë e diplomimit, majori mbajti fjalimin përmbyllës në emër të pjesëmarrësve të kursit.
Pjesëmarrja aktive dhe arritjet e personelit të FSK-së në programe të tilla ndërkombëtare pasqyrojnë nivelin e lartë të profesionalizmit dhe përkushtimin për zhvillim të vazhdueshëm profesional, në funksion të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.
Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin profesional të personelit ushtarak, duke investuar në ngritjen e kapaciteteve dhe përmbushjen e standardeve më të larta profesionale në shërbim të Republikës së Kosovës.

Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse