Mitrovicë, 26 qershor 2026 09:46
Në një nga ndërtesat e qytetit të Mitrovicës së Veriur janë shfaqur grafite me mbishkrime provokuese, në qendër të të cilave shfaqet emri i Milan Radoiçoq, organizatori kryesor i sulmit terrorist në Banjskë, ku në shtator të vitit 2023 u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Nuk është i shkruar një herë, por i përseritur disa herë, duke u glorifikuar emri i kryeterroristit Radoiçiq, nga ata që e shkruan, e që sipas burimeve të Veritasainfo, u porosit nga Komuna e Mitrovicës së Veriut e udhëhequr nga Lista Serbe.
Ka edhe mbishkrime të tjera si “Kosovska Mitrovica”, në vend të emërtimit zyrtar “Mitrovica e Veriut”, gjë që sipas qytetarëve, këto mesazhe nuk janë të rastësishme, por mbartin simbolikë të qartë politike.
Ky është rasti i dytë kur emri i Milan Radoiçiq shfaqet i shkruar në Mitrovicën e Veriut.
Në një aktivitet publik të Listës Serbe, kohë më parë, u shfaq një banderolë ku shkruante “Të gjithë për vëllanë Milan”.
Është më se e qartë se pas këtyre mesazhe politike e përkrahjeje për kryeterroristin Radojçiq që u përpoq të cenojë rënd rendin kushtetues, qëndron Lista Serbe, dhe qëllimi i vërtetë i autorit ishte provokimi. Kjo për nga mënyra se si u theksuan fjalë dhe emra të caktuar lë hapësirë për interpretime të ndryshme. Sidomos në atmosferën politikisht të ndjeshme në veri të Kosovës, ku edhe grafitet në dukje të padëmshme shpesh marrin një kuptim më të gjerë politik.
Qytetarët besojnë se mesazhe të tilla nuk janë të rastësishme.
“Është e vështirë të besohet se dikush e shkroi emrin Milan dhe emrin Kosovska Mitrovica disa herë pa një qëllim specifik. Të gjithë këtu e dinë se çfarë peshe politike kanë disa emra dhe terma”, thotë Milivoje Steviq, një banor i Mitrovicës së Veriut, për portalin “Veritasinfo”.
Një qytetar tjetër vlerëson se kjo është një përpjekje për të dërguar mesazhe politike përmes lyerjes gjoja spontane të mureve.
“Për vite me radhë, ne kemi parë se si hapësira publike përdoret për llogaritje politike dhe për të dërguar mesazhe. Kjo mund të duket si grafite fëmijësh, por në këtë qytet, asgjë nuk është e rastësishme”, thotë Stefan Pantiq.
Disa përfaqësues të shoqërisë civile paralajmërojnë se autoritetet duhet të përcaktojnë se kush qëndron pas mbishkrimeve të tilla, në mënyrë që të parandalohen spekulimet dhe tensionet shtesë midis qytetarëve.
Nëse është grafit i zakonshëm, një mesazh politik apo një provokim i menduar me kujdes, për momentin u mbetet autoriteteve kompetente ta përcaktojnë.
Megjithatë, fakti që mbishkrimi “Kosovska Mitrovica” dhe emri “Milan” janë ndër detajet më të habitshme ka shkaktuar tashmë komente të shumta midis qytetarëve.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse