Prishtinë, 25 qershor 2026 15:05
Grafitet “Kosovska Mitrovica”, “Millan”, “Luka” e “Petar Pavle”, të cilat ishin shkruar në një mural në sheshin e Mitrovicës së Veriut, janë ngjyrosur sot, më 25.06.2026.Policia tha se nuk është në dijeni se kush i ka ngjyrosur ato. Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veri, Veton Elshani bëri të ditur për KALLXO.com se organet e rendit nuk kanë nisur hetim për identifikimin e këtyre personave.
Për këtë rast, ai tha se “nuk ka vepër penale”.Shkrimi i këtyre grafiteve, i bërë dje, çoi në Stacion Policor katër persona, të cilët më pas u liruan.Ndërkaq, personi që shkroi “Kosovska Mitrovica” u gjobit për vandalizëm.Lajmin për KALLXO.com e pati konfirmuar Elshani duke thënë se asnjë iniciativë e tillë nuk mund të merret pa lejen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Çfarëdo vendimi që mund të shkaktojë dyshime tek ne, se ekzekutimi i tij mund të shkaktojë prishje të rendit dhe qetësisë publike, atëherë ne, si Polici e Kosovës, e dërgojmë në MAPL për interpretim”- ka thënë ai

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista