Mitrovicë, 27 qershor 2026 20:20
Nga data 29 qershor 2026, në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë do të nisë ofrimi i shërbimeve esenciale kurative dhe ndërhyrjeve të vogla kirurgjike.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Shëndetësi, qytetarët do të kenë në dispozicion shërbime të kirurgjisë së vogël, të cilat përfshijnë përpunimin, pastrimin dhe fashimin e plagëve, si dhe trajtimin e lëndimeve të lehta trupore.
Shërbimi do të ofrohet nga e hëna deri të premten, në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në 13:00, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Familjare të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Sipas Drejtorisë për Shëndetësi, funksionalizimi i kësaj dhome paraqet një zgjerim të shërbimeve që ofron kujdesi parësor shëndetësor dhe synon të lehtësojë qasjen e pacientëve që kanë nevojë për trajtime bazike kirurgjikale, pa pasur nevojë të drejtohen në nivele më të larta të sistemit shëndetësor.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt