Prishtinë 18 Qershor 2026 13:49
Një delegacion i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i përbërë nga përfaqësues të Gardës Kombëtare dhe Komandës së Logjistikës, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komandën Mbështetëse të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ushtarak ndërmjet dy vendeve.
Delegacioni u kryesua nga zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës së FSK-së, kolonel Valdet Berisha, ndërsa u prit nga komandanti i Komandës Mbështetëse të FARSH-it, gjeneral brigade Aleksandër Pando, së bashku me stafin e tij.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimeve profesionale u diskutua për bashkëpunimin në fushën e logjistikës, trajnimeve dhe menaxhimit të emergjencave civile.
“Delegacioni pati mundësinë të njihet nga afër me misionin, strukturën organizative dhe kapacitetet e Komandës Mbështetëse, si dhe të vizitojë kapacitetet logjistike dhe ato të emergjencave civile, duke u informuar në detaje mbi organizimin, pajisjet dhe procedurat që përdoren në mbështetje të operacioneve ushtarake dhe menaxhimit të situatave emergjente”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, palët shkëmbyen përvoja profesionale dhe diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me fokus në ngritjen e kapaciteteve operacionale, trajnimet dhe forcimin e sistemeve logjistike.
FSK theksoi se vizita u zhvillua në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë, duke kontribuar në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit