Prishtinë 16 Qershor 2026 13:56
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka quajtur “lajm të mirë” reduktimin e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Ai ka thënë se ky vendim vije pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, ku trupat e NATO-s ishin shtuar pas sulmit terrorist në Banjskë të vitit 2024.
Rutte gjatë një deklarimi para gazetarëve të hënën tha se misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, do të ketë deri në 3.500 trupa.
“Në këtë moment, ju e shihni që KFOR-i ka rreth 4.700 ushtarë. Ajo çfarë do të bëjmë është që do të kthehemi në nivelet e para vitit 2023. Sigurisht, varësisht nga rrethanat, do të shihni një KFOR me 3.000 deri në 3.500 trupa. Dhe, mendoj se duke pasur për bazë përmirësimin e situatës, KFOR-i do të vazhdojë të jetë i fokusuar në misionin e tij thelbësor. Prandaj është lajm i mirë për Kosovën”, tha Rutte.
Ndërsa, disa vende të NATO-s kanë paralajmëruar se nuk do të reduktojnë trupa e tyre në Kosovë.
Edhe Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në kuadër të një procesi më të gjerë të rishikimit të pranisë ushtarake të Aleancës në vend.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit