Pejë, 15 qershor 2026 08:21
Spitali i Përgjithshëm i Pejës është pajisur me një aparat të ri të tomografisë së kompjuterizuar (CT) 32-shtresore, investim që pritet të avancojë ndjeshëm shërbimet diagnostikuese për pacientët e rajonit.
Sipas njoftimit të spitalit, pajisja e re ka arritur tashmë në institucionin shëndetësor dhe gjatë ditëve në vijim do t’i nënshtrohet procesit të montimit, instalimit dhe testimeve teknike për t’u vënë në funksion të plotë.
Nga menaxhmenti i spitalit bëjnë të ditur se CT-ja e re do të mundësojë ekzaminime më të shpejta, më të sakta dhe me cilësi më të lartë, duke përmirësuar kapacitetet diagnostikuese dhe trajtimin e pacientëve.
Po ashtu, është konfirmuar se shërbimet e tomografisë së kompjuterizuar me kapacitet të plotë do të rifillojnë nga 1 korriku 2026, pas përfundimit të procedurave teknike dhe funksionalizimit të pajisjes së re.
Ky investim, i siguruar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) vlerësohet si një hap i rëndësishëm në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së kujdesit për qytetarët e Pejës dhe rajonit të Dukagjinit.
Përfaqësuesit e spitalit kanë falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK-në dhe të gjithë akterët që kanë kontribuar në realizimin e projektit.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve