Prishtinë 15 Qershor 2026 11:11
Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila shpalli fajtor dhe dënoi Hysri Selimin për veprën penale të spiunazhit.
Prokuroria Speciale e ka vlerësuar aktgjykimin si një zhvillim të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesave shtetërore të Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ky vendim dëshmon përkushtimin e institucioneve të drejtësisë në trajtimin e rasteve që prekin sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të vendit.
“Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale.
Selimi, i cili më parë ka qenë i dënuar edhe për pjesëmarrje në ISIS, u dënua me 6 vjet burgim për spiunazh te BIA serbe, i cili dënim ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind