Prishtinë, 15 qershor 2026 07:16
20 plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit nga forcat serbe kishte pasur njëri nga viktimat e masakrës së Reçakut.
Në këtë tabelë, janë të renditura 40 viktima e numri i plagëve që kishin pasur, si dhe organet të cilat i kishin pasur të dëmtuara.
Prokuroria Speciale e Kosovës, në 91 faqe e ka përmbledhur aktakuzën ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut.
Në muajin tjetër, do të nis gjykimi ndaj 21 personave të akuzuar për masakrën e Reçakut. Gjykimi ndaj tyre është propozuar të mbahet në mungesë, meqë të akuzuarit mbeten të paarritshëm për organet e drejtësisë.
Në dhjetor të vitit të kaluar PSRK-ja ngriti aktakuzë, me propozimin për gjykim në mungesë, ndaj tyre, për vrasjen e 42 civilëve më 15 janar 1999, e që në dokumentin e organit të akuzës përshkruhen vrasjet mizore, trajtimi çnjerëzor, dëbimet dhe shkatërrimi i pasurisë së civilëve.
“Vrasjet: me datë 15 janar 1999, në fshatin Reçak, Komuna e Shtimes, të pandehurit e lartecekur në cilësinë e pjestarëve të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dashje dhe në bashkëkryerje, morën pjesë dhe kontribuan në vrasjen e 42 civilëve të fshatit Reçak.. rreth orës 6:00 të mëngjesit e rrethuan fshatin Reçak, fillimisht e granatuan nga distanca prej disa vendeve të njohura si: “Pishat”, “Gështenjat”, “Çesta” dhe “Guri i Shpum” pastaj me automjete të blinduara, hyjnë në fshat dhe filluan të kontrollonin shtëpo për shtëpi…”
Në mesin e dëshmive të përfshira në aktakuzë, është edhe ajo e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante