Prishtin|ë, 30 maj 2026 13:09
Në kuadër të politikave për zhvillimin e sektorit privat dhe fuqizimin e ekonomisë vendore, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka lansuar një paketë të re skemash grantesh për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, shkruan VeritasInfo.
Skemat e reja përfaqësojnë vazhdimin e mbështetjes institucionale për bizneset në Kosovë, me fokus në rritjen e konkurrueshmërisë, modernizimin e proceseve të punës dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim.
Bizneset mund të aplikojnë për grantet në kuadër të skemës për subvencionimin e ndërmarrjeve në pronësi të grave ndërmarrëse, skemës për shërbimet e digjitalizimit dhe skemës për certifikimin e produkteve. Gjithashtu, është paralajmëruar se së shpejti do të lansohet edhe skema për mbështetjen e investimeve në makineri prodhuese dhe përpunuese.
Aplikimi do të realizohet në mënyrë elektronike, ndërsa afati për dorëzimin e aplikacioneve është deri më 18 qershor 2026.
MINTI dhe KIESA kanë ftuar të gjitha ndërmarrjet e interesuara që të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga këto skema, duke u informuar për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm në platformat zyrtare të institucioneve.

Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Kurti: Partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet prioritet i Kosovës
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës