Prishtinë 30 Maj 2026 12:59
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj në 27-vjetorin e rënies së tyre.
Në një mesazh publik, Kurti tha se sot në Marinë të Skenderajt u nderuan dy dëshmorët që ranë heroikisht më 30 maj 1999 në fshatin Arllat, gjatë përpjekjeve për të mbrojtur dhe strehuar civilët e rrethuar nga forcat serbe.
Ai theksoi se ata u vranë në kohën kur, sipas tij, forcat serbe po kryenin spastrim etnik dhe gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Dy luftëtarë nga familje patriotike, Rasimi e Ragipi u bënë dëshmorë të lirisë që e fituam dy javë pas rënies së tyre dhe gjaku i tyre ndodhet në themelet e shtetit që kemi ndërtuar”, ka deklaruar Kurti.
Ai shtoi se nderimi dhe përkujtimi i tyre mbetet obligim për zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës, duke përfunduar mesazhin me: “Lavdi dhe nderime të përjetshme dëshmorëve të kombit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

I dënuar për krime lufte, Shaqir Lutvija kërkon shpëtimin nga 10 vjet burgim
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Arrestohen tre persona për krim të organizuar, sekuestrohet pasuri mbi një milion euro
Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%
Fabrika e municionit në Gjakovë, Kurti paralajmëron prodhimin e parë testues deri në fund të vitit
Studentët në Shqipëri themelojnë parti të re politike, quhet “Të Bashkuar për Shqipërinë”
Kamberi dhe Mehmeti propozohen në komisionet parlamentare të Kuvendit të Serbisë