Prishtinë, 24 korrik 2025
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua të enjten me udhëheqësin e Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Görgün. Ata diskutuan për modernizimin e kapaciteteve të FSK-së dhe projektet e prokurimit me kompani turke.
“Në veçanti, shqyrtuam planet për të ardhmen dhe mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit me kompani si Baykar”, shkroi Maqedonci në Facebook.
Ai shtoi se vizita në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) i dha mundësinë të njihte nga afër risitë turke, të rëndësishme për përmirësimin e aftësive të FSK-së.
“Faleminderit për mbështetjen dhe jam i entuziazmuar për projektet e përbashkëta që na presin”, përfundoi ai.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante