Prishtinë, 24 korrik 2025
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin dhe të ndjekin këshillat parandaluese për të shmangur pasojat e nxehtësisë ekstreme.
Në apel janë renditur disa rekomandime për mbrojtjen nga temperaturat e larta, duke kërkuar shmangien e qëndrimit në diell, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
Gjithashtu, këshillohet përdorimi i kremit mbrojtës ndaj rrezeve UV, pirja e rregullt e ujit – të paktën një gotë çdo orë dhe 2-3 litra në ditë – si dhe veshja me rroba të lehta e me ngjyra të hapura.
Ministria rekomandon gjithashtu kufizimin e kafesë dhe alkoolit, pasi rrisin rrezikun e dehidratimit.
“Mbani shtëpinë të freskët me ventilim apo mjete ftohjeje. Nëse shfaqni marramendje, djersitje të tepërt, të vjella apo konfuzion, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore në qendrën më të afërt shëndetësore”, thuhet në apel.


Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit