Rahovec, 24 korrik 2025
Kuvendi Komunal i Rahovecit, në mbledhjen e së enjtes, miratoi njëzëri një deklaratë për dënimin e gjuhës së përdorur nga ndihmësdrejtori i të ashtuquajtrës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq. Ai javën e kaluar, në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, kishte bërë deklarata fyese kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes kësaj deklarate, Popoviqi shpallet person non grata në territorin e Komunës së Rahovecit.
Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, duke prezantuar deklaratën para asambleistëve, theksoi rëndësinë e saj për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.
“Në një shtet demokratik e sovran, i ndërtuar mbi paqe dhe barazi pa dallim etnie, gjuha e urrejtjes dhe e përçarjes është e papranueshme. Për ne, Igor Popoviqi është person i padëshiruar.
Inkurajojmë bashkëqytetarët tanë në Hoçën e Madhe dhe përfaqësuesit e këtij fshati të distancohen nga kjo gjuhë nxitëse”, thuhet në deklaratë.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit