Prishtinë, 28 maj 2026 13:58
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se qindra shtetas të Serbisë që jetojnë ose punojnë në Kosovë kanë aplikuar për të marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës. Ai tha se të gjitha kërkesat janë duke u verifikuar individualisht nga institucionet përgjegjëse.
Sipas Sveçlës, procesi do të vazhdojë sapo të plotësohen të gjitha kriteret ligjore dhe të publikohet ligji përkatës. Ai theksoi se autoritetet janë duke shqyrtuar secilin aplikim veç e veç, në përputhje me procedurat e parapara.
Në mars të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi nisjen e regjistrimit të fakteve civile të lëshuara nga strukturat paralele serbe, përfshirë certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes. Këto dokumente konsiderohen të rëndësishme për procesin e fitimit të shtetësisë së Kosovës përmes natyralizimit.
Lehtësirat e krijuara nga Qeveria e Kosovës kanë marrë mbështetje nga Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Franca, ndërsa partitë opozitare në Kosovë kanë kundërshtuar këtë proces, duke e cilësuar si njohje të dokumenteve të Serbisë.
Përveç regjistrimit të dokumenteve civile, Qeveria është zotuar se do të mundësojë edhe lejeqëndrime njëvjeçare për punëtorët e institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë që financohen nga Serbia dhe veprojnë në Kosovë.

Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së