Prishtinë 28 Maj 2026 8:09
Partitë politike shqiptare në Mal të Zi po përgatiten për një bashkim formal në një subjekt të vetëm politik, Forumin Shqiptar, duke synuar krijimin për herë të parë të një organizate të unifikuar politike të shqiptarëve në nivel shtetëror.
Duke iu referuar burimeve jozyrtare, Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG) raportoi se marrëveshja parasheh bashkimin e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve dhe Unionit Nacional Shqiptar.
Sipas raportit, vendimi për bashkim vjen pas suksesit politik të arritur përmes veprimit të përbashkët, duke përfshirë pushtetin absolut në komunën e Tuzit, rezultatin rekord në nivel shtetëror me dy mandate deputetësh dhe dy poste në Qeverinë e Malit të Zi, si dhe rezultatet e vlerësuara të ministrave dhe përfaqësuesve të Forumit në pushtetin ekzekutiv.
Burime pranë negociatave thanë se një shtysë shtesë për bashkimin e plotë erdhi pas sondazheve të fundit të opinionit publik, të cilat treguan rritje të ndjeshme të mbështetjes për Forumin edhe në Ulqin, ku ai është shndërruar në një nga opsionet më të fuqishme politike shqiptare.
Sipas të njëjtave burime, një nga objektivat kryesore politike të Forumit është marrja e drejtimit të komunës së Ulqinit pas zgjedhjeve të ardhshme.
RTCG gjithashtu raportoi se është “pothuajse e sigurt” që lider i organizatës së bashkuar do të jetë Nik Gjeloshaj, ndërsa kontribut të rëndësishëm në procesin e bashkimit kanë dhënë edhe Ivan Ivanaj dhe Ferhat Dinosha.
Bashkëbisedues të përfshirë në proces e vlerësuan këtë zhvillim si konsolidimin më të madh politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi që nga rikthimi i pavarësisë së vendit.

Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në
Propaganda ruse më e dukshme në Serbi: Narrativat përhapen edhe në Kosovë
Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit
Avancimi i Shqipërisë dhe presidenca irlandeze rrisin pritjet e Kosovës për statusin kandidat në BE
Beshlin: Rusia nuk do të ketë fuqi të merret me Ballkanin në dekadat e ardhshme
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën
Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Kosova fiton interes ndërkombëtar, Qendra e Studentëve mirëpret gjithnjë e më shumë studentë të huaj
Vdekja në Prizren, Inspektorati Qendror i Punës: Viktima nuk ishte punëtor dhe nuk kishte marrëdhënie pune
Gjenden qindra euro të falsifikuara në një bankomat në Çagllavicë