Prishtinë, 27 maj 2026 12:14
Media shtetërore ruse “Russia Today” ka publikuar një artikull propagandistik duke synuar të krijojë perceptimin se serbët në Kosovë janë të ndjekur. Në artikullin në fjalë përmendet edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti duke e paraqitur zbatimin e ligjit në Kosovë si “fushatë arrestimesh ndaj serbëve”.
“Për shkak të flamujve serb, këngëve nacionaliste dhe krimeve të luftës, Kurti për pesë vjet arrestoi mbi 150 serbë në Kosovë”, titullohet artikulli që tenton të paraqesë institucionet e Kosovës si struktura represive ndaj komunitetit serb.
Në artikullin në fjalë vazhdon propaganda serbo-ruse si dhe mohimi i shtetit të Kosovës, me narrativën se gjoja Kosova është “shtet i rremë”.
Artikulli shkon larg, derisa arrestimet për raste që lidhen me dyshime për krime lufte, terrorizëm, cenim të rendit kushtetues apo nxitje nacionaliste raportohen si “arrestime për flamuj e këngë serbe”.
Ndryshe, në Kosovë së fundmi tre serbë janë dënuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ndërsa për një periudhë prej një viti ka pasur serbë të arrestuar nën dyshimin për spiunazh. Po ashtu, në periudhën e fundit disa serbë janë arrestuar nën dyshimin për presion dhe shantazh ndaj votuesve, në favor të Listës Serbe, në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë.
Vetëm gjatë gjashtë ditëve të fundit, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, Albin Kurti, i cili në zyrën e tij mban flamurin e Shqipërisë dhe voton rregullisht në atë shtet, si dhe policia e tij, kanë arrestuar në Kosovë 13 serbë. Shtatë drejtorë u arrestuan me arsyetimin se kinse kanë ndikuar në vullnetin zgjedhor të votuesve, ndërsa edhe gjashtë të tjerë pasi u fotografuan në Prizren, në një kodër mbi qytet, me flamurin e Serbisë”, pretendon RT.
Institucionet e Kosovës kanë deklaruar vazhdimisht se janë se janë të përkushtuara në luftimin e terrorizmit, spiunazhit dhe çdo veprimtarie që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të vendit

Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n