Prishtinë, 26 maj 2026 10:18
Ndonëse autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur pothaujse të gjitha institucionet paralele serbe në Republilën e Kosovës, pushteti i Aleksandar Vuçiçit po përpiqet që me anë të këtyre strukturave, duke i financuar ato, të mohojë funksionalitetin institucional të Kosovës, shkruan VeritasInfo.
Në komunat që udhëhiqen nga Lista Serbe, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve përfitojnë paga si nga buxheti i Kosovës, ashtu edhe nga institucionet e financuara nga Serbia, duke ngritur dilema për ligjshmërinë, transparencën dhe ndikimin politik të këtij sistemi.
Njohësi i zhvillimeve politike, Branislav Krstiq, vlerëson se kjo situatë është krijuar për shkak të funksionimit paralel të dy sistemeve administrative.
“Sistemet administrative të Kosovës dhe Serbisë nuk e njohin njëri-tjetrin dhe kjo është arsyeja pse shumica e serbëve në komunat ku Lista Serbe ushtron pushtet marrin paga nga të dy buxhetet. Sipas njohurive të mia, rreth 90 përqind e punonjësve në administratat lokale komunale marrin paga të dyfishta për të njëjtën punë”, ka deklaruar Krstiq, për VeritasInfo.
Sipas tij, praktika është bërë pothuajse normale në komunat me shumicë serbe, ku punonjësit figurojnë njëkohësisht në sistemin e Kosovës dhe në atë të Serbisë.
Ndërkohë, ish-zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po përdoren këto përfitime financiare.
“‘Pagat e dyfishta’, sikur të shfrytëzohen për të mirën e përgjithshme është OK. Mirëpo zyrtarët e LS me paga të dyfishta bëjnë telashe të shumëfishta, duke minuar dhe vrarë demokracinë kosovare. Në këtë fazë duhet gjetur mekanizma që së paku paga nga buxheti i Kosovës të mos jepet e plotë”, ka thënë Sadiku.
Çështja e financimit të dyfishtë është përmendur vazhdimisht edhe në debatet politike dhe institucionale në Kosovë, sidomos në lidhje me funksionimin e strukturave paralele serbe dhe procesin e integrimit të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.
Në katër komunat veriore (Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok) janë rreth 60 zyrtarë komunalë të dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, të cilët krahas pagave që marrin nga Republika e Kosovës, regjimi i Vuiçit i paguan në forma të ndryshme si zyrtarë ti institucioneve që në Kosovë nuk ekzistojnë më.

Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n