Prishtinë, 24 maj 2026
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, pa nga afër fillimin e procesit të dizensektimit në zonat me rrezik të lartë nga Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), në kuadër të projektit shumëvjeçar për mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e rrezikut nga kjo sëmundje.
Ky projekt financohet nga MBPZHR me vlerë prej 971,100 euro për periudhën 2025–2028 dhe parasheh trajtimin e rreth 5,200 hektarëve çdo vit në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut.
Sipas njoftimit nga MBPZHR, aktivitetet e dizensektimit do të fokusohen veçanërisht në komunat endemike: Malishevë, Klinë, Rahovec, Suharekë dhe Drenas, duke synuar kontrollin dhe reduktimin e përhapjes së rriqrave bartëse të EHKK-së.
“Gjatë realizimit të projektit do të përdoren vetëm preparate të aprovuara dhe metoda të sigurta, në përputhje me standardet profesionale dhe mbrojtjen e mjedisit.
Projekti po realizohet në koordinim të ngushtë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), komunat përkatëse dhe ekspertët profesionalë të fushës”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Muja theksoi rëndësinë e ndërhyrjes së hershme dhe koordinimit institucional për mbrojtjen e qytetarëve.
“Mbrojtja e shëndetit publik dhe parandalimi i rrezikut nga EHKK mbeten prioritet i institucioneve tona. Përmes këtij projekti po ndërmarrim veprime konkrete, profesionale dhe afatgjata për të mbrojtur qytetarët dhe për të ulur rrezikun në zonat më të prekura,” deklaroi Muja.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, synimi kryesor i projektit është ulja e rrezikut nga EHKK dhe krijimi i një mjedisi më të sigurt për qytetarët në zonat e prekura.

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Situata para Kuvendit, hidhen fishekzjarre dhe gaz lotsjellës
Serbia synon monopolin politik mbi serbët në Kosovë
Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve