Prishtinë, 24 maj 2026 08:09
Dhjetëra mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur sheshin Slavija në zemër të Beogradit, në një protestë masive kundër regjimit serb dhe politikave të pushtetit aktual. Pamjet ajrore tregojnë një numër të madh protestuesish që kanë bllokuar tërësisht sheshin dhe bulevardet përreth, duke e kthyer qendrën e kryeqytetit serb në epiqendrën e pakënaqësisë qytetare.
Protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, duke akuzuar pushtetin për korrupsion, kontroll të institucioneve dhe shtypje të zërit kritik. Studentët, të cilët po konsiderohen si organizatorët kryesorë të mobilizimit, kanë bërë thirrje për ndryshim politik dhe largimin e regjimit aktual nga pushteti.
Në mesin e turmës janë parë pankarta me mesazhe për demokraci, drejtësi dhe liri, ndërsa brohoritjet kundër qeverisë kanë dominuar atmosferën gjatë gjithë protestës. Tubimi është cilësuar nga pjesëmarrësit si një nga protestat më të mëdha qytetare në Serbi në vitet e fundit.
Protesta në Slavija vjen në një kohë tensionesh të shtuara politike në Serbi, ku opozita dhe grupet qytetare po rrisin presionin ndaj pushtetit për reforma demokratike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Mediat kanë raportuar për pjesëmarrje mbi 100 mijë protestues, duke e konsideruar ndër protestat më të mëdha që nisën si shenjë pakënaqësie ndaj korrupsionit, krimit të organizuar të regjimit shtetëror.
Është raportuar edhe për përplasje fizike ndërmjet protestuesve dhe forcave policore.

Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë
Liderët e Luginës kërkojnë prani konkrete institucionale të Shqipërisë
Propaganda e Vuçiqit për Kosovën përdoret si mjet politik dhe diplomatik
Abdixhiku: U dakorduam që të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm
Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’i sjellim një president të ri
KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim
Sveçla për vdekjen e policit Altin Kryeziu: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës
Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”
Pas pamjeve të dhunës ndaj të miturës, Policia e Kosovës arreston të dyshuarën
Çiklisti kosovar Albion Kastrati renditet në top 20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”