Prishtinë, 23 maj 2026 20:57
Studentët në bllokadë në Serbi kanë mbajtur sonte një protestë të madhe në sheshin “Slavija” në Beograd, pas një periudhe më të qetë të mobilizimeve qytetare kundër pushtetit.
Protesta është zhvilluar në një atmosferë të tensionuar politike, pas incidenteve të fundit mes mbështetësve të pushtetit dhe studentëve protestues. Gjatë një aksioni promovues në sheshin “Slavija”, janë raportuar përplasje verbale mes studentëve dhe simpatizantëve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), ndërsa analistë dhe aktivistë kanë paralajmëruar mundësi për provokime.
Përfaqësues të shoqërisë civile kanë deklaruar se protesta është fokusuar në çështjet që lidhen me përgjegjësinë institucionale, korrupsionin dhe raportin e pushtetit me qytetarët. Aktivisti Balsha Bozhoviq ka vlerësuar se studentët duhet të mbajnë fokusin te problemet reale sociale dhe politike në Serbi, duke shmangur temat që mund të devijojnë vëmendjen nga kërkesat kryesore të protestës.
Ndërkohë, mediat serbe raportojnë se interesimi për protestën është i madh dhe se qytetarë nga pjesë të ndryshme të Serbisë i janë bashkuar studentëve në Beograd. Për organizimin e pjesëmarrësve janë siguruar edhe rrjete për transport dhe akomodim, megjithëse organizatorët kanë njoftuar për probleme teknike në koordinimin online të qytetarëve që duan të marrin pjesë në protestë.
Kjo protestë konsiderohet si një nga mobilizimet më të mëdha të paralajmëruara nga lëvizja studentore në muajt e fundit, ndërsa organizatorët kanë përdorur sloganin “Ti dhe unë, Slavija”, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive qytetare.

Kurti i drejtohet Zelenskyt: Njiheni Kosovën, mos i lini hapësirë propagandës së Putinit
Rashiq: Lista Serbe është elementi më destruktiv në historinë e serbëve
Kosova angazhon kompani amerikane për lobim në Uashington
Specialja në rend dite, deputetët sot përballen me votimin e ligjit
Kamberi e Memeti të kujdesshëm ndaj pushtetit të ri: Shqiptarët presin rezultate, jo premtime
Terras kritikon BE-në për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
118 vjet nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntori shënon bashkimin e shqiptarëve përmes alfabetit