Preshevë, 23 Maj 2026 16:53
Ish-deputeti dhe veprimtari Faton Bislimi ka bërë të ditur se javën e ardhshme Lugina e Preshevës do të presë për herë të parë një delegacion zyrtar të Kongresit të SHBA-së, të udhëhequr nga kongresisti Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme.
Bislimi e cilësoi këtë vizitë si historike për shqiptarët e Luginës, duke theksuar se ajo është rezultat i afro dy dekadave angazhim dhe lobim në Washington për të ngritur çështjen e Luginës në institucionet amerikane.
Ai falënderoi gjithashtu komunitetin shqiptar në Texas dhe organizatën Albanians for America për kontributin në realizimin e kësaj vizite.
Ndërkohë, nën patronatin e kryetares së Preshevës Ardita Sinani, në qytet janë vendosur billborde mirëseardhjeje për delegacionin amerikan.

Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n