Washington, 23 Maj 2026 16:35
Delegacioni i organizatës “Albanians for America” (AFA), i udhëhequr nga Doc Vranici, ka zhvilluar një seri takimesh në Washington me senatorë, kongresmenë dhe zyrtarë amerikanë, me fokus avancimin e çështjeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mbështetjes për komunitetin shqiptaro-amerikan.
Delegacioni, ku bënin pjesë edhe Gino Mulliqi, Nick Mehmeti dhe Nino Rata, realizoi takime në Kongresin Amerikan, Senat dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Gjatë agjendës treditore në Capitol Hill dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit, delegacioni realizoi takime me senatorë, kongresmenë, këshilltarë për siguri kombëtare, drejtorë legjislativë dhe ekspertë të politikës së jashtme amerikane. Delegacioni zhvilloi takime, ndër të tjera, me Christopher Landau, si dhe me përfaqësues të zyrave të Senatorit Ted Cruz, Senatorit Andy Kim, kongresmenëve Brendan Boyle, Dina Titus, Suhas Subramanyam, Ashley Hinson dhe Jim Himes, si dhe me përfaqësues të Atlantic Council dhe Departamentit Amerikan të Shtetit”, thuhet në njoftim.
“Delegacioni prezantoi prioritetet kryesore të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe kërkoi mbështetje për tri iniciativa të rëndësishme në Kongresin Amerikan: mbështetjen për integrimin e Kosovës në NATO, vazhdimin e pranisë së forcave amerikane në kuadër të KFOR-it në Kosovë, si dhe adresimin e shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë fushatën sistematike të autoriteteve serbe për pasivizimin e adresave. Po ashtu, gjatë takimeve u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, përfshirë tensionet shoqërore dhe protestat studentore, si dhe nevojën për zgjidhje demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Delegacioni theksoi se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të njihen dhe të trajtohen në frymën e një partneriteti të barabartë shtetformues”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n