Prishtinë 22 Maj 2026 11:38
Mbi 3 milionë euro është vlera e kontratave që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka shpërblyer për realizimin e projektit “Rregullimi dhe rehabilitimi i pellgut Drini i Bardhë – rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë, segmenti në Klinë, L=2 km”, shkruan Indeksonline.
Për këtë projekt ministria i ka shperblyer disa kompani të ndara në tre lote dhe për të cilin kishin konkurruar një numër i madh kompanish.
Sipas rezultateve të publikuara në platformën online E-Kosova këta janë operatorët ekonomikë që janë shpallur fitues të projektit.
Për Lotin 1 është shpërblyer grupi i operatorëve ekonomikë Rinesa Sh.P.K. dhe Limitprojekt, me vlerë kontrate prej 993,600.24 euro.
Për Lotin 2, kontrata i është dhënë grupit të operatorëve Fled dhe Eurofamis Sh.A, në vlerë prej 818,882.10 euro.
Ndërsa Loti 3 është fituar nga grupi i operatorëve ekonomikë Mendi-P dhe NPN Euroing, me vlerë kontrate prej 793,758.49 euro.
Vlera totale e tri kontratave arrin mbi 2.6 milionë euro, ndërsa projekti synon rehabilitimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë në segmentin që përfshin territorin e Klinë. Ndërsa ky projekt pritet të përfundojë brenda 36 muajve.

ATK: Nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro me individë s’lejohen me para kesh
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare: Synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin
Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat
Kurti prezanton projektet për katër hekurudha dhe pesë diga gjatë takimit me Odën Tregtare Kosovaro-Turke
Heroizëm në uniformë: Tetë policë të Kosovës dekorohen për shpëtimin e jetëve
Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale