Prishtinë 22 Maj 2026 11:50
Në një institucion shëndetësor publik është realizuar për herë të parë me sukses nefrektomia laparoskopike, një intervenim i rrallë dhe minimalisht invaziv, që konsiderohet hap i rëndësishëm drejt avancimit të kirurgjisë moderne.
Sipas njoftimit të spitalit, ndërhyrja është kryer nga urologu Dr. Shkëlzen Elezaj, ndërsa në realizimin e saj kanë marrë pjesë edhe ekipet e repartit të Urologjisë, Anestezionit dhe Kujdesit Intensiv.
“Për herë të parë në një institucion shëndetësor publik është realizuar me sukses nefrektomia laparoskopike, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kirurgjisë moderne dhe procedurave minimalisht invazive”, thuhet në njoftim.
Spitali ka shprehur mirënjohje për stafin e përfshirë në këtë procedurë, duke veçuar edhe kontributin e Dr. Naim Loxhës dhe Dr. Liridon Elezajt.
“Falënderim i veçantë për Dr. Naim Loxha si dhe për Dr. Liridon Elezaj për mbështetjen dhe bashkëpunimin profesional”, thuhet më tej.
Nga spitali theksohet se ky sukses është dëshmi e rritjes së kapaciteteve profesionale dhe e zhvillimit të shërbimeve shëndetësore, duke nënvizuar se “me punë, dije dhe përkushtim, shëndetësia jonë vazhdon të ecë përpara”.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici