Prishtinë, 21 maj 2026 15:16
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja tripalëshe me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për implementimin e projektit “Dislokimi i rezervuarit të ujit në Kalanë e Prizrenit”.
Sipas njoftimit të kompanisë, marrëveshja është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci.
“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike të Kalasë së Prizrenit, duke marrë parasysh problematikat e evidentuara më herët nga rrjedhjet dhe infrastruktura ekzistuese e rezervuarit”, thuhet në njoftim.
Përveç aspektit të ruajtjes së trashëgimisë, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se projekti pritet të ndikojë edhe në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes për disa zona të qytetit.
“Projekti do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes për lagjet Nënkalaja, Kurilla, pjesë të Tususit si dhe zonën e Spitalit”, thuhet më tej.
Në njoftim theksohet se rezervuari aktual ka kapacitet prej 480 metra kub, ndërsa rezervuari i ri që do të ndërtohet pritet të ketë kapacitet prej 1000 metrash kub.
Vlera e projektit parashihet të jetë rreth 450 mijë euro, ndërsa realizimi i tij, sipas njoftimit, pritet të përfundojë brenda këtij viti.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë shërbimet ndaj konsumatorëve dhe njëkohësisht ruajnë vlerat historike e kulturore të Prizrenit.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici