Prishtinë 21 Maj 2026 15:22
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përuruar sot strehimoren e parë institucionale në veri, të renovuar me një investim prej 634 mijë eurosh.
U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se vizitën në pjesën veriore të Mitrovicës e nisëm aty ku shihet qartë dallimi mes shtetit që rikthen ligjin dhe krimit që ka dashur ta mbajë peng.
“Kjo është strehimorja e parë në rajon sipas standardeve të Konventës së Stambollit. Asokohe si ministre e Drejtësisë, bashkë me ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe ministrin Xhelal Sveçla, e ridestinuam këtë objekt në strehimore për viktimat e dhunës në familje”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se sot çelësat iu dorëzuan Ministrit, Andin Hoti, që kjo hapësirë të vihet plotësisht në shërbim të atyre që kanë nevojë për siguri, kujdes dhe dinjitet.

Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë arratisur së bashku në Kirgistan
Kosova shënon rekord, investimet e huaja kalojnë 1 miliard euro
Apeli ua konfirmon burgimin e përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Plavës
Eksportet rriten për 35.3% krahasuar me vitin e kaluar
Kosova e para në botë për kujdes shëndetësor dhe rehabilitim në burgje, sipas vlerësimit të ICPA-së
Kamberi kërkon nga qeveria e re e Serbisë njohjen e diplomave të Kosovës
Identiteti shqiptar prezantohet përmes kostumeve tradicionale në Kroaci
Mbi 1.700 familje presin përgjigje, Picula kërkon nga Serbia zbardhjen e fatit të të zhdukurve
“Millosheviqi ende në kokat e tyre”, Despot kritikon narrativat e Listës Studentore