Prishtinë, 21 maj 2026 14:31
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në prezantimin e projektit ideor për rinovimin dhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Sipas njoftimit, renovimi, zgjerimi dhe modernizimi i infrastrukturës strategjike arsimore dhe sportive në Prishtinë konsiderohet një nga projektet kryesore në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, përmes Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në funksion të organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Kurti tha se synimi është krijimi i kushteve më të mira për studim dhe banim për studentët, duke përmendur edhe rritjen e mbështetjes përmes bursave.
“Do të na keni pranë, sepse synimi ynë është që të krijojmë kushte edhe për studim edhe për banim për studentët tanë. Në vijim do ta dyfishojmë edhe buxhetin për bursa edhe numrin e bursave për studentë”, është shprehur Kurti.
Ai theksoi se Qeveria synon që përmes projektit të Lojërave Mesdhetare të rregullohet i gjithë kampusi universitar me kapacitete shtesë dhe pajisje moderne, duke e cilësuar prezantimin e projektit si të rëndësishëm.
“Synojmë që t’i përdorim Lojërat Mesdhetare 2030, që të rregullohet komplet kampusi universitar me kapacitete shtesë, me pajisje moderne dhe gjithashtu me kushte të përshtatshme për jetesë aty. Dhe, mu bë qejfi kur e pashë prezantimin e projektit”, ka deklaruar ai.
Sipas projektit të prezantuar, në Qendrën e Studentëve parashihet zgjerimi i kapaciteteve akomoduese në 4,500 shtretër, renovimi i plotë i konvikteve ekzistuese, renovimi i palestrës “1 Tetori” dhe i mensës së studentëve, si dhe ndërtimi i tri objekteve të reja të konvikteve.
Po ashtu, projekti parashikon ndërtimin e një salle multi-funksionale, një pishine gjysmë-olimpike dhe shtimin e funksioneve të tjera plotësuese arsimore, sportive, rekreative dhe argëtuese.
Me këtë projekt synohet transformimi i Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës, e cila gjatë Lojërave Mesdhetare pritet të shërbejë si “Fshati i Atletëve”, ndërsa më pas, sipas institucioneve, do të mbetet investim afatgjatë në shërbim të studentëve dhe arsimit të lartë në Kosovë.
Kurti, duke falënderuar institucionet përfshirë AFD-në, tha se objektet dhe infrastruktura që do të ndërtohen apo renovohen do të shërbejnë edhe pas

Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë arratisur së bashku në Kirgistan
Kosova shënon rekord, investimet e huaja kalojnë 1 miliard euro
Apeli ua konfirmon burgimin e përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Plavës
Eksportet rriten për 35.3% krahasuar me vitin e kaluar
Kosova e para në botë për kujdes shëndetësor dhe rehabilitim në burgje, sipas vlerësimit të ICPA-së
Kamberi kërkon nga qeveria e re e Serbisë njohjen e diplomave të Kosovës
Identiteti shqiptar prezantohet përmes kostumeve tradicionale në Kroaci
Mbi 1.700 familje presin përgjigje, Picula kërkon nga Serbia zbardhjen e fatit të të zhdukurve
“Millosheviqi ende në kokat e tyre”, Despot kritikon narrativat e Listës Studentore