Prishtinë 19 Maj 2026 12:35
Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka denoncuar të martën dy raste të shpronësimit në Ferizaj, për të cilat tha se ekzistojnë dyshime serioze për keqpërdorim të parasë publike dhe manipulim me prona shtetërore.
Në një konferencë për media, Pacolli ka folur për një parcelë kadastrale në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku sipas saj, vlera e kompensimit është rritur ndjeshëm pas një vendimi gjyqësor.
“Shpronësimi i parcelës kadastrale është realizuar në dy faza me vlerësim fillestar prej 32 euro për metër katëror. Ky vlerësim është pranuar nga pronari në fazën e parë”, ka deklaruar Pacolli.
Por, sipas saj, më pas përmes vendimit të Gjykatës së Ferizajt, çmimi i kompensimit është rritur.
“Vendimi gjyqësor e ka rritur vlerën në mënyrë drastike, prej 32 euro për metër katëror, në 90 euro për metër katëror”, është shprehur ajo.
Sipas ministres në detyrë, ky vendim i ka shkaktuar buxhetit të shtetit rreth 600 mijë euro kosto shtesë.
“Këto janë indikacione serioze për keqpërdorim të parasë publike dhe për një zinxhir të involvuar institucionet, gjykatat”, ka deklaruar ajo, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetime urgjente për rastin.
Pacolli denoncoi edhe një rast tjetër që lidhet me tjetërsimin e një prone publike në zonën kadastrale “Fshati i Vjetër” në Ferizaj, me sipërfaqe prej 3.51 hektarësh.
Sipas saj, në këtë rast ekzistojnë “elemente serioze dyshimi për falsifikim të dokumenteve”, ndërsa shteti tashmë përballet me kërkesë për kompensim prej 1.7 milion eurosh për shpronësimin e së njëjtës pronë në funksion të një projekti publik.
Ajo ka paralajmëruar se do të kërkohet përgjegjësi për të gjitha rastet ku dyshohet për dëmtim të interesit publik dhe buxhetit të shtetit.

Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën
Gjykimi për krime lufte në Gjilan, dëshmitari: “Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në trup”
25 vjet pas policisë multietnike, shqiptarët në Luginën e Preshevës ende përballen me mungesë të përfaqësimit të barabartë në Serbi
Lokalizohet zjarri në Trepçë, 63 minatorë nisin të dalin nga miniera
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit