Prishtinë, 19 maj 2026 11:39
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka shënuar rritje milionëshe të aseteve dhe depozitave gjatë muajit prill, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
Sipas raportit, asetet e sektorit bankar kanë vazhduar trendin e rritjes, të ndikuara kryesisht nga shtimi i kredive dhe depozitave të qytetarëve dhe bizneseve. Rritje është regjistruar edhe te depozitat e klientëve, ku ekonomitë familjare vazhdojnë të dominojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka.
Të dhënat tregojnë se sektori financiar në Kosovë mbetet stabil dhe me likuiditet të lartë, ndërsa kreditimi ka vazhduar të rritet krahasuar me periudhat paraprake. Në raport theksohet se rritja e aseteve është ndikuar nga zgjerimi i aktivitetit bankar dhe investimeve financiare.
Po ashtu, edhe fondet pensionale kanë shënuar rritje të vlerës së aseteve, derisa një pjesë e konsiderueshme e mjeteve vazhdon të investohet në aksione dhe letra me vlerë.

Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën
Gjykimi për krime lufte në Gjilan, dëshmitari: “Me gjakun tim më vizatuan simbolet serbe në trup”
25 vjet pas policisë multietnike, shqiptarët në Luginën e Preshevës ende përballen me mungesë të përfaqësimit të barabartë në Serbi
Lokalizohet zjarri në Trepçë, 63 minatorë nisin të dalin nga miniera
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Trajkoviqit, i dënuar për krime lufte
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit