Prishtinë, 19 maj 2026 07:04
Hulumtimet e fundit për lumenjtë në Kosovë nxjerrin një gjendje shqetësuese. Pengesa të tilla, të cilat janë ndërtuar për qëllime ujitjeje, sot nuk e kryejnë atë funksion, por thjesht e pengojnë rrjedhën e lumit.
Studimet tregojnë degradim të lumenjve për shkak të ndotjes dhe ndërhyrjeve të pakontrolluara, që po ndikojnë drejtpërdrejt në ekosistemet ujore.
“Pas hulumtimit neve na kanë dal që i kemi 142 diga, do të thotë e kemi gjendjen edhe me shqetësuese se sa ne vet e dimë si qytetarë. Përveç institucioneve, komunat të cilat e dinë gjendjen si e kanë, por kështu në pellgun e Drinit të bardhë është bërë për herë të parë ky hulumtim, dhe këto të dhëna janë më shqetësuese se sa që e kemi ditur më herët” , tha Krenare Salihu – Drejtoreshë e organizatës mjedisore “Ecopana.
Sipas ekspertëve, ndërhyrjet njerëzore dhe ndotja e vazhdueshme po e dëmtojnë seriozisht rrjedhën natyrore të lumenjve dhe biodiversitetin ujor.
“Ne e kemi atë idenë që në ujëra mund të ndodh gjithçka dhe nuk na prek neve por në fakt çfarëdo intervenimi në lumenjtë na prek drejtpërdrejt neve, sepse ne e përdorim ujin e atij lumi për ujë të pijes, në një mënyrë ose tjetër na kthehet edhe neve”, tha Halil Ibrahimi, profesor universitar.
“Kur të bëhet ndërtimi fillimisht të bëhet një analizë e projektit, duke i përfshi të gjitha aspektet, në këtë rast edhe aspektin mjedisor, sepse dëmet më të mëdha janë në aspektin mjedisor për shkak të florës dhe faunës në këta lumenj që i kemi”, tha Lavdim Osmanaj – hidrolog dhe profesor universitar.
Ekspertët thonë se pa ndërhyrje të menjëhershme, lumenjtë rrezikojnë të humbin funksionin e tyre jetik dhe biodiversitetin që mbajnë.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë