Prishtinë, 18 maj 2026 21:22
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetić, ka kritikuar mënyrën e trajtimit të ankesave nga Gjykata e Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Përmes një postimi në platformën X, Mishetić ka thënë se mbrojtja e Hashim Thaçi ka paraqitur gjithsej 40 ankesa ndërmjetëse gjatë procesit gjyqësor, por sipas tij, të gjitha janë refuzuar nga Paneli i Apelit.
“Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: Mbrojtja në këtë gjykim tashmë ka paraqitur (dhe përfunduar) 40 ankesa ndërmjetëse. Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar të gjitha. Kjo do të thotë 0 nga 40 përgjatë pesë viteve e gjysmë”, ka shkruar ai.
Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill 2023, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të shpallet më 20 korrik 2026.
Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënime deri në 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, kërkesë që është kundërshtuar nga mbrojtja e tyre.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë