Prishtinë, 18 maj 2026 19:16
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pas përmbylljes së procesit të certifikimit, janë publikuar listat e kandidatëve për deputetë të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
“Këto lista mund të përmbajnë lëshime teknike të cilat do të plotësohen. Në rast se ndonjë kandidat apo subjekt politik vëren ndonjë gabim, mund të kërkojë përmirësimin e tij përmes përfaqësuesit të autorizuar, në emailin: [email protected]”, bën të ditur KQZ-ja në njoftimin zyrtar.
Në mbledhjen e mbajtur më 16 maj, KQZ certifikoi 902 kandidatë për deputetë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra.

Aziri: Serbia e spastroi etnikisht Medvegjën, radhën e kanë Bujanoci e Presheva
Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë
Liderët e Luginës kërkojnë prani konkrete institucionale të Shqipërisë
Propaganda e Vuçiqit për Kosovën përdoret si mjet politik dhe diplomatik
Abdixhiku: U dakorduam që të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm
Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’i sjellim një president të ri
Babë e bir të vrarë në Dukagjin, policia jep detaje për rastin
Njohësit e sigurisë: Narrativat serbo-ruse synojnë të frikësojnë serbët e Kosovës
Sveçla për vdekjen e policit Altin Kryeziu: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës