Prishtinë 18 Maj 2026 17:16
Kështu ka deklaruar Ministrja në Detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla pas vizitës që ka zhvilluar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Sipas Gërvallës, pavarësia e gjyqësorit dhe përgjegjësia në ushtrimin e detyrës duhet të ecin paralelisht.
Postimi i plotë:
Funksionimi i gjykatave dhe ecuria e lëndëve mbeten treguesit më realë të gjendjes së sistemit gjyqësor. Nuk janë deklaratat, por ritmi i trajtimit të rasteve dhe mënyra e menaxhimit të ngarkesës që përcaktojnë besueshmërinë e sistemit në sytë e qytetarëve.
Në vazhdën e angazhimit në terren dhe vizitave në institucionet e drejtësisë në nivel lokal, vizitova Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku takova kryetarin e gjykatës, z. Mustafë Tahiri. Biseduam për funksionimin praktik të gjykatës, ngarkesën e lëndëve dhe sfidat në administrimin e drejtësisë në nivel të parë. Ndër të tjera, vlerësuam edhe rolin e Gjykatës Administrative dy javë pas funksionalizimit të saj, në lehtësimin e ngarkesës dhe rritjen e efikasitetit të sistemit në tërësi.
Reforma në drejtësi mbetet proces i vazhdueshëm me synim përmirësimin e funksionimit të institucioneve dhe rritjen e efikasitetit në të gjitha hallkat e sistemit, si pjesë e forcimit të sundimit të ligjit.
Pavarësia e gjyqësorit dhe përgjegjësia në ushtrimin e detyrës duhet të ecin paralelisht, si kushte thelbësore për thellimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë